19:14, 23 Shkurt 2020

Koronavirusi është përhapur edhe në Itali.

Në këtë vend numri i viktimave është rritur duke shkuar në tre.

Zyrtarët italianë nuk kanë lejuar zhvillimin e Karnavaleve të Venecias, kurse po përpiqen që të kontrollojnë një nga viruset më të rrezikshme në mbarë Evropën.

Autoritetet në rajonin e Venetos thanë se kanë marrë masa rigoroze për rastin, shkruajnë mediat italiane.

Italia ka deri tani numrin më të lartë të të prekurve nga koronavirusi me 150 vetë.

Ky vend  ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, në “pikat e nxehta” në Milano dhe Venecia.

Në këto dy rajone janë pezulluar edhe meshat në kisha, ndërsa në Milano ndalohet hyrja në pub-e dhe diskoteka pas orës 18:00, njofton BBC përcjell Klan Kosova.

Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot pa marrë leje speciale.

Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.

Konkurs Pune

Lexo më shumë