Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të mitur tentojnë të grabisin një punëtore në Prishtinë

NULL NULL
30.08.2025 08:50
Foto ilustruese, vjedhje

Tre të mitur dyshohet se tentuan ta grabitnin një grua në vendin e punës në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:55, derisa të miturit dyshohet se kishin tentuar të marrin para nga arka, mirëpo nuk kanë arritur pasi që kishte intervenuar ankuesja, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ankueses, njëri nga të dyshuarit, posedonte edhe thikë.

“Ankuesja f/k, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës, tre meshkuj të pa njohur të mitur kishin tentuar të marrin të hollat nga arka, mirëpo nuk kanë arrit pasi që kishte intervenuar ankuesja. Të dyshuarit kishin arrit të ikin. Sipas ankueses njëri nga të dyshuarit kishte pasur një thikë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme