Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëzojnë në polici NULL NULL 30.12.2025 18:20 30.12.2025 18:20 Tre të mitur, të martën rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Kamenicë, kanë dorëzuar në polici 100 euro para të gatshme të cilat i kishin gjetur në sheshin e qytetit të Kamenicës. Policia tha se, nëpërmjet rrugëve operative, ka arritur që të identifikojë personin që i kishin humbur këto para dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer prapa. “Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm, falënderojmë tre të miturit e ndërgjegjshëm. Po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë.