Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në autostradë, drejtimi Suharekë – Prizren NULL NULL 25.08.2024 12:33 25.08.2024 12:33 Foto nga arkivi; Aksident trafiku Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rreth orës 08:10 në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës. “Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”. “Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv