Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të lënduar si pasojë e një aksidenti mes kamionit dhe veturës në Celinë të Rahovecit

NULL NULL
22.08.2024 15:29
aksident celine
Aksidenti në Celinë, Rahovec

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot (e mërkurë) mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Celinë të Rahovecit.

Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë, ka pohuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme