Tre të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Soponicë të Kaçanikut NULL NULL 23.06.2025 13:36 23.06.2025 13:36 Foto ilustruese. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sot mes dy vetrave në fshatin Soponicë të Kaçanikut. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se personat kanë lëndime të lehta trupore. “Më datë 23.06.2025, rreth orës 10:39, në fshatin Soponic, Komuna e Kaçanikut, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të dy automjeteve me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Veseli, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 2 orë më parë