Tre të dënuar dhe 24 kandidatë me aktakuza garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 17.01.2021 20:35 nga Haris Ademi 17.01.2021 20:35 Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje iu futën garës zgjedhore të 14 shkurtit, me nga një dënim të formës së prerë mbi supe. Njësoj edhe Milan Aritonoviq i Listës Serbe. Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, këta tre kandidatë janë të përfshirë në listat partiake që u dorëzuan të shtunën, e që kanë aktgjykime fuqiplota në tre vjetët e fundit. Monitoruesi Leotrim Gashi thotë se këtyre mund t’u ndalohet garimi për deputet, pavarësisht llojit të dënimit të shqiptuar, pasi aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka përcaktuar llojin e dënimit për vepër penale që e pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën do t’u dorëzojë institucioneve të drejtësisë e sigurisë listat zgjedhore për verifikim. Ndërsa të mërkurën, këto do t’i kthejnë përgjigjet në bazë të të cilave do të certifikohen kandidaturat. Sipas Gashit, nëse KQZ nuk i certifikon të dënuarit, ekzistojnë procedura ankimore të kandidatëve nëpër disa nivele. “Fillimisht mund të ankohen në PZAP, pastaj në Gjykatë Supreme, pse jo edhe në Kushtetuese”, tregon Gashi për Klan Kosova. Sipas gjetjeve të IKD-së, Vetëvendosje ka përfshirë në garë edhe 10 kandidatë me aktakuza aktive. Kjo pasohet nga Aleanca që ka 8 kandidatë në gjykim e sipër. Të paktën 4 kandidatë të Partisë Demokratike kanë aktakuza aktive, ndërsa nga një është përfshirë në listën e Lidhjes Demokratike dhe Listës Serbe. Sipas monitoruesve të drejtësisë, partitë politike nuk do të duhej t’i përfshinin në lista as këta persona që nuk i kanë përfunduara proceset gjyqësore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 19 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 27 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day