Tre të arrestuar për kanosje në Prishtinë, sekuestrohen edhe armë NULL NULL 02.06.2025 12:16 02.06.2025 12:16 Tre meshkuj kosovarë në Prishtinë, janë arrestuar pas një mosmarrëveshjeje ku kanë kanosur një mashkull dhe një femër. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me karikator dhe 9 fishekë, transmeton klankosova.tv. ”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarveshje, kanë kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Gjatë kontrollit, tek njeri prej të dyshuarëve është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit me nje karikator dhe 9 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.