Tre të akuzuar për terrorizëm lirohen nga parburgimi NULL NULL 23.04.2015 17:51 23.04.2015 17:51 Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Valon Shalës, Nuredin Sylejmanit e Genc Selimit, që të tre të akuzuar për terrorizëm t’u ndërprehet masa e paraburgimit, për t’u zëvendësuar me masën Paraqitje në Polici. Për dallim, kjo gjykatë vendosi që të akuzuarit tjetër Ardian Mehmetit, t’i vazhdohet masa e paraburgimit, e cila kishte hyrë në fuqi për të gjithë të lartëpërmendurit më 5 nëntor 2013. Nikë Shala, avokat i të akuzuarit Valon Shala tha se ka bërë kërkesë për heqjen e kësaj mase për klientin e tij dhe se nuk a asnjë provë që ai të qëndrojë në paraburgim. Aktakuza ndaj të lartcekurve është hedhur poshtë ditë më parë me arsyetimin e mungesës së provave materiale.
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023