Tre shqiptarë në formacionin javor të ligës kroate NULL NULL 06.05.2024 14:23 06.05.2024 14:23 Arbër Hoxha ishte emri më i përmendur i javës në futbollin kroat. Kosovari e realizoi golin e fitores për Dinamo Zagrebin ndaj Rijekës në një ndeshje që mund t’ia ketë siguruar klubit kryeqytetas titullin ndaj rivalit kryesor të sivjetshëm. Mirëpo, Hoxha nuk është i vetmi shqiptar që gjen veten në ekipin më të dalluar të javës. Enis Çokaj i Osijekut dhe Bujar Pllana i Slaven Belupos janë dy futbollistët tjerë që u shquan në xhiron që lamë pas.