Tre raste aktive me Covid-19 në Malishevë NULL NULL 03.07.2020 22:34 03.07.2020 22:34 SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images) Në ditët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka raste të reja të regjistruara me Covid-19 dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt ditor me shtabin komunal në Malishevë. “Është mirë që situata është qetësuar përsëri në Malishevë, pas rasteve të fundit të regjistruara gjatë kësaj jave, por për ta ruajtur këtë qetësi dhe këtë siguri, ne të gjithë së bashku duhet të bëjmë kujdes të shtuar, duhet ti respektojmë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore. Ta ruajmë distancën e duhur dhe të mbajmë maska mbrojtëse, të mos frekuentojmë vendet ku mund të ketë shumë persona, ti respektojmë të gjitha masat, pasi kjo është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ky virus”, ka thënë nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, që merret me menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës. Gjendja me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 81 persona të prekur, prej tyre 76 të shëruar, 3 raste janë aktive dhe 2 persona kanë vdekur, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë