Tre policët e vetaksidentuar dërgohen në QKUK, Vitia: Do të transferohen në tri klinika NULL NULL 14.12.2024 00:40 14.12.2024 00:40 Autoblinda e aksidentuar e Policisë së Kosovës në Grabovc të Zveçanit. Foto: Kosovoonllajn Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se tetë policët e lënduar në vetaksidentin e sotëm në Zveçan, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. Vitia tha se i ka vizituar të tre policët që gjenden në QKUK, ku tha se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. “Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë”. “I gjithë stafi në spitalin e përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në mënyrë profesionale”, shkroi Vitia, transmeton Klankosova.tv. Për gjendjen e policëve të lënduar ka folur edhe drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Laura Nushi, e cila tha se ata kryesisht kanë fraktura të ekstremiteteve dhe plagë të jashtme sipërfaqësore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025