Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre persona mbesin të bllokuar në malin e Ndëranit në Gjirokastër, policia iu del në ndihmë

NULL NULL
01.09.2025 14:31
Foto nga Policia e Shtetit

Tre persona kishin mbetur të bllokuar në malin mbi fshatin Ndëran, Gjirokastër, pasi njëri prej tyre ishte rrëzuar në përrua.

Policia ka bërë të ditur se 70-vjeçari që kishte rënë në përrua u nxor nga aty në gjendje të mirë shëndetësore, iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, transmeton Klankosova.tv.

“3 shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.  Policia e qarkut Gjirokastër është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, thuhet tutje në njoftim.

lajme të ngjashme