Tre pacientë me Covid 19 në gjendje kritike NULL NULL 14.04.2020 10:02 14.04.2020 10:02 Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 54 pacientë të prekur nga virusi Covid -19. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë që tre prej tyre janë në gjendje kritike. “41 raste janë në gjendje stabile. 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik”. Klinika Infektive përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shtatë raste janë në pritje të rezultateve, ndërsa tetë raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.