Tre muaj pasi e bleu, Pink shet shtëpinë për 13.7 milionë dollarë NULL NULL 06.10.2021 11:45 06.10.2021 11:45 Pink po e shet shtëpinë e saj në Malibu, vetëm tre muaj pasi e bleu atë. Këngëtarja 42 vjeçare e bleu shtëpinë për 13.7 milionë dollarë në fillim të këtij viti, dhe tani ajo po e shet për 14.995 milionë dollarë, gjë që do t’i japë asaj një fitim prej gati 1.3 milion nëse shitet me atë çmim, sipas Dirt.com, transmeton Klankosova.tv. Shtëpia përmban 4 mijë e 320 metra katrorë hapësirë jetese me pesë dhoma gjumi dhe 4 banjo. Shtëpia përfshin një garazh për dy makina me katet e sipërme të mysafirëve dhe shtëpia kryesore nuk mund të shihet nga rruga.