Tre mitrovicas arrestohet në Morinë, kishin drogë në makinë NULL NULL 07.05.2022 18:42 07.05.2022 18:42 Tre persona nga Mitrovica janë arrestuar në pikë kalimin kufitar të Morinës në Kukës. Gjatë kontrollit të veturës, policia e Shqipërisë gjeti kanabis. Policia sekuestroi drogën, automjetin dhe katër telefona. “Personat e arrestuar janë: SH. D., 30 vjeç, A. A., 24 vjeç dhe V. A., 22 vjeç, banues në Mitrovicë të Kosovës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftimin e policisë./TCH