Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre milionë njësi të shitura të Apple Watch në 3 muaj

NULL NULL
14.07.2015 20:54
Pavarësisht ankesave të shumta nga përdoruesit e saj, Apple Watch ka arritur të shesë mbi 3 milionë njësi  me një çmim mesatar prej 505 dollarësh, që prej hedhjes së kësaj pajisje në treg, tre muaj më parë.

Këto të dhëna janë bërë publike nga një kompani kërkimore “MacRumors”. Apple besohet se ka shitur rreth 1875 njësi të orës së saj inteligjente Watch Edition, çmimet e së cilës filluan prej 10,000 dollarë.

Nga varianti sport, janë shitur gati dy milionë njësi dhe rreth një milion njësi të versionit të parë, dhe këto numra janë vetëm nga tregu i SHBA-së.

Kompania u përballë me ankesa të shumta nga përdoruesit e kësaj pajisje. Disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shpërndarë foto, ku tregonin shenja djegie në kyçin e dorës, të cilat janë shkaktuar nga Apple Watch. Por pavarësisht këtyre ankesave, duket se shitjet e Apple Watch kanë qenë të kënaqshme për kompaninë.

lajme të ngjashme