Tre të lënduar në një aksident në Vranidoll, dërgohen në QKUK NULL NULL 07.09.2022 11:32 07.09.2022 11:32 Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci. Borovci tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. “Sot rreth orës 07:30 në Vranidoll, ku janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë lënduar tre persona. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor” – tha Borovci.