Tre 16-vjeçarë sulmojnë me grushte bashkëmoshatarin, ai ua kthen me thikë (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 15.06.2022 20:53 nga Flamur Gajtani 15.06.2022 20:53 4 persona të mitur janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Besnik Osmani” në Ferizaj, në orët e para të së martës. Tre nga ta morën lëndime që u trajtuan në Spitalin e Ferizajt ndërsa më pas u transferuan për tretman mjekësor në QKUK, njofton Klan Kosova. Policia në vendin e ngjarjes kishte sekuestruar armën e ftohtë dhe kanë arrestuar 16-vjeçarin që u dërgua në mbajtje. Gjendja e të lënduarve momentalisht është jashtë rrezikut për jetë.