Trazirat e Marsit: Viktimat që nuk i kujton askush (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 17.03.2024 20:12 nga Flamur Gajtani 17.03.2024 20:12 Çdo 17 Mars, Naser Meha nga Mitrovica e konsideron ditëlindje të dytë tash e 20 vjet. Atë ditë ai u pati plagosur me snajper në abdomen gjatë demonstratave të nisura pas mbytjes së tre fëmijëve nga Çabra në Ibër. Ditën kritike ai kujton se e humbi vetëdijen nga lëndimet e rënda që mori. Sfidave u mbijetoi edhe pse ende ndjen barrën e dhimbjes së 17 marsit 2004. Teksa vazhdon të jetë i pakënaqur që askush nga shteti nuk u mor kurrë me ta. Hiç më rehat nuk ndihen as familjarët e viktimave, të atyre që u quajtën ‘trazirat e marsit’ në mesin e të cilëve ishte Ferid Citaku. Për vëllain e tij Valmirin, që viziton shpesh varrin e Feridit, të rënët e marsit 2004 nuk po kujtohen veç pse janë dëshmorë të pasluftës gjë që ky vlerëson se është gabim. Nga trazirat e marsit në krejt Kosovën u vranë 19 civilë, 11 shqiptarë e 8 serbë teksa u plagosën rreth 900 persona, gjatë dy ditëve u dogjën shtëpi e disa kisha serbe.