Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trashëgimtari i Samsung dënohet me burgim për skandalin e ryshfetit

NULL NULL
18.01.2021 09:55

Trashëgimtari i Samsung Lee Jae Yong është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim nga një gjykatë e lartë në Korenë e Jugut.

Çështja e ryshfetit është një rigjykim i një rasti të mëparshëm që përfshin ish-presidenten e këtij vendi, Park Geun-hye, që gjithashtu u burgos për ryshfet dhe korrupsion.

Ekspertët thonë se dënimi mund të krijojë një vakum drejtues dhe të pengojë vendimmarrjen e Samsung për investime në shkallë të gjerë në të ardhmen.

“Është me të vërtetë një goditje e madhe dhe një krizë e madhe për Samsung,” i tha agjencisë së lajmeve AFP Kim Dae-jong, një profesor biznesi në Universitetin Sejong.

Lee mori drejtimin e kompanisë kur babai i tij Lee Kun-hee u shtrua në spital pas një sulmi në zemër në 2014, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Plaku Lee vdiq vitin e kaluar, duke çuar në spekulime se do të kishte një tronditje në Samsung pasi trashëgimtarët e tij mund të detyroheshin të shisnin asete ose pagesa të dividentit për të mbuluar një faturë masive të taksës së trashëgimisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.