Trashëgimia kulturore varet nga Lista Serbe NULL NULL 07.05.2015 20:27 07.05.2015 20:27 Arsyeja që e dha të mërkurën Kryeministri Isa Mustafa, kur e tërhoqi projektligjin për trashëgimi kulutorore, po del se nuk është e vetmja. Drafti në fjalë u hoq nga procedura parlamentare me kërkesën ekskluzive të Listës Serbe. Këtë e ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të deputetëve serb, Sasha Millosavjljeviç. Deputeti serb i Kosovës, bëri me dije se ata nuk do të heqin dorë së kundërshtuari ligjet të cilat, sipas tij nuk janë në pajtim me interesat e pakicës që ata përfaqësojnë. Storie nga gazetari Besnik Tahiri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 13 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 14 orë më parë