Transmetim i veçantë në Klan Kosova nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” për Kurban Bajram (VIDEO) NULL NULL 05.06.2025 20:25 05.06.2025 20:25 Që nga orët e hershme të ditës së nesërme, gjegjësisht nga ora 04:20, Klan Kosova do të ketë transmetim special kushtuar festës së Kurban Bajramit, nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë. Aty fillimisht do të bëhet falja e namazit të sabahut, e udhëhequr nga profesori Fidan Xhelili, e më pas i njëjti do të mbajë një ligjëratë tematike. Ai do të pasohet me këndimin e ilahive nga ilahisti i njohur Nysret Kurtishi me grupin e tij, derisa faljen e namazit të Kurban Bajramit do ta bëjë imami i xhamisë “Haxhi Ibrahim Devolli”, Kushtrim Kelmendi. Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e plotë nga Peja të gazetarit Flamur Gajtani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025