“Transformohet” Tullëtorja, vendosen lojëra elektronike (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 16.11.2024 15:35 nga Arbreshë Uka 16.11.2024 15:35 Tullëtorja në Prishtinë. Foto: Klankosova.tv Muaj më parë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama në profilin e tij Facebook prezantoi projektin transformues për Tullëtoren në “Kodrën e Trimave”. Por në fakt, krejt çfarë e ka ndryshuar pamjen e këtij objekti ikonik është vendosja e lojërave elektronike prej muajit shtator, me leje të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Sipas drejtorit Bekim Brestovci, ka pasur kërkesa të vazhdueshme për vendosjen e të këtilla lojërave dhe si shkak që nuk kanë nisur punimet për ta transformuar Tullëtoren, është dhënë kjo hapësirë në shfrytëzim, derisa të nisë projekti i rivitalizimit. Se kur do të nisë të jetësohet ky projekt, Komuna nuk i ka kthyer përgjigje emisionit për kryeqytetin “Ju Flet Prishtina”. Ndërkaq sipas opozitës, të vetmin transformim që e ka bërë kjo qeverisje lokale është “lluga” në qytet. /Klankosova.tv