Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Transformimi në peshë i Bajram Zeqirit, si i humbi dhjetëra kilogramë (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2023 11:41

Në emisionin “Ora e Pasdites”, përgjatë së mërkurës i ftuar ishte Bajram Zeqiri, djaloshi i cili pas humbjes së peshës, u transformua krejtësisht.

Bajrami tregoi se si ndikuar mbipesha në jetën e tij, sigurisht duke theksuar shëndetin mendor, por fillimisht kujtoi se peshë kishte që në rini.

“Si fëmijë, po edhe si i ri çdo herë kam qenë shumë i dobët, sa që e gjithë familja kërkonin që unë të ushqehem më shumë. Madje kam marr pjesë edhe në sfilita mode”, tha ai.

Bajrami më tutje shpjegon shkaktarin, i cili i dhuroi kilogramët e tepërt.

“Shkaktari kryesor është kequshqyerja, ne si popull nuk kujdesemi aq për ushqimin që konsumojmë, pra nuk hamë ushqim të shëndetshëm. Por, mua çdo herë ku do që kam punuar, si në radio e produksion, më ka ra me punuar ulur, dhe kështu fillova me shtu peshë, sepse konsumoja ushqim ulur, shkaku kohës së limituar” u shpreh Bajrami.

Fajin tjetër, sipas Bajramit e kishin edhe konsumi i ushqimeve të shpejta, duke i përfshirë edhe pijet që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. “Kjo ka ndodh fatkeqësisht tek unë, sepse fokusi ishte vetëm te puna, pra nuk e kam kontrolluar vetën në ushqim. Dhe kështu, për 4, 5 vite me radhë, veç fillova ne shtu peshë, duke shpresuar se një ditë të kthehem në peshën që kisha. Por, jo, sa më shumë që haja aq më shumë më kërkonte lukthi, deri sa nisa të ushqehem shëndetshëm”, transmeton Klankosova.tv.

Bajrami foli edhe komentet që të tjerët i thanë për mbipeshën. “Fatmirësisht nuk jam ndikuar nga rrethi dhe nga komentet e tyre, por krejt kjo ishte sfidë me veten time, unë nuk ndihesha mirë me dukjen time, dhe kjo më bëri që unë të marrë një hapë si ky dhe të humbi peshë. Unë kisha probleme me rroba, madje frikësohesha se mos më lëshon ulësja”, tha ai. Por, si i humbi më saktësisht Bajram Zeqiri dhjetëra kilogramë,

Intervistën e plotë e gjeni në vegzën më poshtë:

lajme të ngjashme