Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Transformimi i qytetit të vjetër të Janjevës, një sukses i vërtetë

NULL NULL
13.09.2024 22:07
Foto nga ministria e Kulturës
Foto nga ministria e Kulturës

Transformimi zhvillimor i qytetit të vjetër te Janjevës po ecën me sukses.

Kështu të paktën bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në facebook, transmeton Klankosova.tv.

Punimet tashmë kanë përfunduar në gjashtë shtëpi ndërsa po vazhdojnë në tetë të tjera.

“Paralelisht po punohet në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike. 20 banorë të Janjevës janë përfitues të granteve për themelimin apo zgjerimin e bizneseve, të cilët në vazhdimësi marrin mbështetje për zbatimin e ideve të biznesit”, shkruan Çeku.

Kjo qendër historike pritet të shndërrohet në destinacion tërheqës për vizitorë, duke zhvilluar turizmin dhe ekonominë lokale.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

lajme të ngjashme