Trajtohet njeriu i parë me teknikën e editimit të gjeneve NULL NULL 26.02.2019 11:30 26.02.2019 11:30 CRISPR, teknologjia inovatore dhe kontradiktore e gjeneve, është përdorur në një pacient me një sëmundje të gjakut. Kompanitë amerikane dhe ato zvicerane, prapa sipërmarrjes, pretendojnë se janë të parët që përdorin CRISPR-in për një njeri, duke shpërfillur përdorimin e saj në pacientët me kancer në Kinë. Pacienti i paidentifikuar në spitalin klinik ka beta thalassemia, një gjendje e trashëguar që shfuqizon një gjen të rëndësishëm, duke penguar aftësinë e tyre për të bërë hemoglobinë, e cila është e nevojshme për të nxitur oksigjenin rreth trupit. Të prekurit e kalojnë jetën e tyre me transfuzione të gjakut për të kompensuar defektin. Por kompania bioteknike zvicerane CRISPR Therapeutics, e mbështetur nga Vertex Pharmaceuticals e Bostonit, është përpjekur të shërojë sëmundjen duke përdorur teknikën eksperimentale të redaktimit të ADN-së CRISPR për të funksionalizuar gjenin e dëmtuar. Ata kanë thënë se së shpejti do të bëjnë të njëjtën gjë me një pacient tjetër që ka “anemi të qelizave sickle”, një gjendje e gjakut që shkakton dhimbje torturuese.