Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri zviceran godet Shaqirin: Askush s’do ta mbajë mend pas 10 vjetësh, s’është kampion

NULL NULL
02.07.2020 15:32

Trajeri zviceran, Arno Rossini, e ka sulmuar Xherdan Shaqirin duke thënë se ky i fundit nuk është kampion dhe se askush nuk do ta mbajë në mend pas 10 vjetësh.

Përfaqësuesi i kombëtares së Zvicres aktualisht po e shijon titullin kampion të Anglisë pasi arriti ta fitojë Premier Ligën me Liverpool-in, ndonëse e ardhmja e tij mbetet e dyshimtë.

Shaqa kishte njohur suksese edhe me Bayern Munchen-in me të cilët e kishte fituar tripletën, dhe sukses të ngjashëm pati edhe me Të Kuqtë, duke u shpallur vjet kampion i Evropës dhe botës, dhe sivjet i Anglisë.

“Xherdani nuk është kampion”, ka thënë Rossini për Tio.“Ne sigurisht nuk mund të themi që ai ka lënë shenjë me ekipet me të cilat ka fituar. Jo në krahasim me djemtë e mëdhenj së paku.”

“Ai ishte protagonist në Bazel, por sigurisht jo te Bayern-i apo Liverpool-i”.

Rossini nuk i ka kursyer fjalët për futbollistin me prejardhje shqiptare, duke thënë se ai shumë ndeshje të klubit të tij i ka shikuar nga pankina.

“Le të themi që përgjatë viteve ai shpesh i ka ndjekur ndeshjet e ekipeve të tij si spectator, duke u ulur në vendet më të mira. Dhe miliona kanë paguar për të. Kur e merr parasysh këtë, më bën të mendoj që zvicerani nuk është dikush që gjithmonë e jep më të mirën e tij”.

“Sigurisht, Xherdani po e mbush bordin e buletinit dhe po i rritet llogaria bankare në mënyrë dramatike; nuk e di se sa vetë pas 10 vjetësh do ta kujtojnë atë kur të mendojnë për klubet e mëdha për të cilat ka luajtur”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.