Trajneri shqiptar shpallet kampion në Slloveni NULL NULL nga Jon Ajeti 05.06.2021 14:59 nga Jon Ajeti 05.06.2021 14:59 Trajneri i futsallit, Kujtim Morina, ka arritur që të shpallet kampion në shtetin e Sllovenisë me skuadren Dobovec. Këtë sukses, Morina bashkë me skuadrën e tij e arriti duke mposhtur ekipin Litija 3 me 1 në serinë e finaleve, njofton Klankosova.tv. Dobovec ditë më parë kishte fituar edhe kupën e shtëtit të Sllovenisë. Ndërkohë Kujtim Morina bashkë me skuadrën e tij Dobovec patën sukseses të jashtzakonshëm edhe në ligën e kampionëve të futsallit. Ata arritën që të kualifikohen deri në tetëshen e fundit ku u mposhtën nga Barcelona, që është nënkampion e Uefa Fustal Champions Leauge. Kujtim Morina është trajner i skuadrës se Dobovec që nga viti 2017 kur erdhi nga ekipi kroat Nacional.