Trajneri i Trepçës pas fitores ndaj Yllit: Trepça është rikthyer, tashti të gjithë të kenë kujdes NULL NULL 28.01.2023 21:17 28.01.2023 21:17 Trajneri i Trepçës, Engin Gencoglu, është deklaruar pas fitores së madhe ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit. Gencoglu, ka thënë se le të kenë kujdes të gjitha ekipet tash e tutje nga Trepça, njofton Klankosova.tv. “Trepca është rikthyer fuqishëm. E kemi ditë që loja nuk do të jetë e lehtë, kemi pasë shumë gabime shumë të thjeshta, prapë e mposhtëm liderin, tash po e përsërisë, Trepça është rikthyer, tashti të gjithë të kenë kujdes”, ka thënë Gencoglu, pas ndeshjes. Trepça shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat të ngushtë 69-67, në sallën “Minatori” në Mitrovicë.