Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Spanjës tha se kundër Shqipërisë do të luajnë me lojtarët rezervë, përgjigjet Nedim Bajrami

NULL NULL
22.06.2024 14:22

Futbollisti Nedim Bajrami ka komentuar deklaratën e trajnerit të Spanjës, Luis de la Funte, i cili ka thënë se në ndeshjen ndaj Shqipërisë do të luajë me ekip të dytë.

I pyetur se si është pritur te ekipi brenda kjo deklaratë, Bajrami është përgjigjur: “Besoj që jemi duke luajtur në Evropian me skuadra të forta dhe për mua s’ka ekip të parë, të dytë ose të tretë. Të gjithë lojtarët kanë kualitet”.

Ndryshe, Shqipëria do të synojë që të bëjë historinë të hënën në mbrëmje ndaj Spanjës, teksa një fitore e mundshme do të na siguronte kualifikimin, shkruan Klankosova.tv

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Dusseldorf.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme