Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Izraelit: Maksimumin ndaj Shqipërisë

NULL NULL
07.09.2018 08:25

Izraeli kthehet të luajë në “Elbasan Arena” sonte ndaj kombëtares shqiptare, këtë radhë në Ligën e Kombeve.

 Edhe pse në kualifikueset e Kupës së Botës izraelitët fituan 3-0 në këtë stadium, në fund të kualifikueseve ishte kombëtarja jonë ajo që pati klasifikimin më të mirë në grup. Për trajnerin e Izraelit, Andreas Herzog, i cili ndaj skuadrës sonë përfaqësuese ka përvojën e tij të parë si trajner në nivele të tilla të futbollit, tashmë skuadra e Izraelit do të nisë një kapitull të ri.

“Kualifikueset e fundit janë lënë pas. Jemi në një cikël të ri. Liga e Kombeve është një kompeticion i ri dhe një shans i madh për çdo skuadër për tu kualifikuar. Shpresojmë që të përfitojmë në maksimum. Por tani kemi ndeshjen kundër Shqipërisë. Ka në përbërje disa lojtarë të rinj, kështu që na duhet të shohim se si do të luajmë, por ne e njohim forcën tonë”, deklaroi Herzog, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Kapiteni i Izraelit, Bibras Natkho deklaroi se lojtarët do ta dëgjojnë për çdo gjë Herzogun për të fituar këtë ndeshje: “Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë atë çfarë do të na thotë trajneri. Do të gjejmë pikat e dobëta të futbollistëve shqiptarë dhe aty do të punojmë shumë. Shpresojmë që të fitojmë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.