Trajneri grek Vasalis: Synimi me Dritën është titulli i kampionit NULL NULL 24.04.2023 13:33 24.04.2023 13:33 Trajneri i ri i Dritës, Akis Vasalis, ka thënë se synimin kryesor me klubin gjilanas ka titullin kampion, ani se ka edhe gjashtë ndeshje për ta arritur këtë. Vasalis në një konferencë për media tha se është në dijeni për kampionatin e Kosovës, teksa shtoi se e ka shikuar Dritën në ndeshjet e fundit, raporton Klankosova.tv. “Jam shumë i lumtur që jam këtu të Drita, jam i emocionuar për një përvojë të re. Të jem këtu është kënaqësi, synimi këtu është të avancojmë, ta fitojë titullin, ky është synimi im kryesor”, tha Vasalis. “Kam pasur një ide dhe e kam përcjellur kampionatin gradualisht dhe jam i lumtur që jam këtu”. “Arsyeja kryesore pse jam unë këtu është për shkak se dua të bëhem kampion me Dritën, ne duhet të kemi rezultate, nëse nuk kemi shkojmë në shtëpi, kjo është puna e një trajneri”. “10 ndeshjet e fundit të Dritës e kam shikuar edhe ndeshjen e fundit. Çdo ditë mundesh me pa gjëra negative dhe pozitive, në këto momente jam i lumtur që do i stërvitë këta djem dhe futbollistë”. Vasalis tha se nuk mendon për pozitën e dytë por ka vetëm një synim në mendjen e tij. “Së pari nuk dua të mendoj për pozitën e dytë për gjashtë ndeshjet nuk mund të ndryshoj, kam nënshkruar një kontratë që në mendjen time të jap 200 për qind nga vetja dhe stafi për ta bërë Dritën kampion. Kemi raste, nuk është koha e duhur ta komentojmë por ta gjejmë një zgjedhje që ta bëjmë Dritën kampion”, u shpreh ai. “Në skenarin më të keq kjo do të na motivojë për të dalë kampion në sezonin tjetër”. /Klankosova.tv.