Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur NULL NULL 05.07.2025 22:21 05.07.2025 22:21 Një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet përgjatë lumit Guadalupe në Teksasin Qendror, pasi përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë zonën dhe kanë rrëmbyer dhjetëra persona, përfshirë fëmijë që ndodheshin në një kamp veror. Sipas autoriteteve lokale, të paktën 30 persona kanë humbur jetën, mes tyre nëntë fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët paralajmërojnë se bilanci tragjik i viktimave pritet të rritet në orët në vijim. Në Travis County, ku ndodhet edhe qyteti i Austinit, janë konfirmuar tre viktima. Ndërkohë, pjesa më e madhe e humbjeve janë regjistruar në Kerr County, në veriperëndim të San Antonios, ku mbi 850 persona janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit. Një shqetësim i madh mbetet fati i 27 vajzave që ishin pjesë e një kampi të krishterë me traditë gati njëqindvjeçare, të cilat rezultojnë ende të humbura. Autoritetet dhe vullnetarët po punojnë pandërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për të ndihmuar të evakuuarit, ndërsa komuniteti vendas është tronditur thellë nga kjo fatkeqësi natyrore. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 10 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 15 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 18 orë më parë