Tragjedia në Maliq, 6-vjeçarja dërgohet me urgjencë drejt Tiranës NULL NULL 19.10.2025 17:14 19.10.2025 17:14 E mitura 6-vjeçare, që mbeti e lënduar nga zjarri tragjik që përfshiu banesën në qytetin e Maliqit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për trajtim mjekësor të specializuar. Burime nga spitali i Korçes për A2 CNN bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e vajzës është e rëndë, për shkak të djegieve të shumta në trup. Sipas deklaratave të fqinjëve, e mitura ka mundur të shpëtojë pasi është hedhur nga dritarja, duke arritur të dalë jashtë në momentet e fundit. Nga zjarri i rënë në këtë banesë, mbetën të vdekur nëna dhe vëllai i 6-vjeçares, shtetasit Merjeme Azizllari dhe 14-vjeçari Valter Azizllari. Ngjarja tragjike në Maliq të Korçës: Pas nënës vdes edhe djali 14 vjeçar