Tragjedia në Kumanovë: Shkon në katër numri i viktimave NULL NULL 24.02.2020 00:04 24.02.2020 00:04 Ka shkuar në katër numri i viktimave nga shpërthimi bombulës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës. Në repartin e Neurokirurgjisë ka ndërruar jetë një 58 vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë pas shpërthimit. Për jetën po luftojnë edhe dy gra të moshës nga 30 deri 50 vjeç dhe një i moshuar, ndërsa tre të lënduarit e tjerë përfshi edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë janë në gjendje të qëndrueshme. Të lënduarit janë të shtruar në e Urgjencës Kirurgjikale në Shkup dhe në spitalin e qytetit “ Shën Naumi i Ohrit”, raporton Alsat-M përcjell Klan Kosova. Në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Rramanli, nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e familjes Alimi, humbën jetën tre fëmijë të moshës nga tetë deri në 11 vjeç. Familjarët e të lënduarve në gjendje shoku thanë së tragjedia ndodhi ndërsa ishte duke u përgatitur mëngjesi. Banorët ndërkohë shprehen të tmerruar duke theksuar se fshati i tyre nuk mban mend një tragjedi të këtillë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025