Tragjedia në Himarë, Rama: Uroj që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit NULL NULL 03.08.2022 12:25 03.08.2022 12:25 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish rreth tragjedisë që ka ndodhur të martën në Himarë, ku një 7-vjeçare është goditur për vdekje nga një motoskaf. Përmes disa postimeve në Tëitter, kreu i qeverisë shqiptare tha se uron që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi. “Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre! Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar”, ka shkruar më tej Rama, njofton Klankosova.tv.