Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Graz, kriminologia Çapraz: Bullizimi po çon të rinjtë drejt akteve ekstreme (VIDEO) 

NULL NULL
12.06.2025 10:10

Pas ngjarjes tragjike në Graz të Austrisë, ku një i ri vrau 10 persona dhe më pas qëlloi edhe veten, kriminologia dhe psikologia Ditab Çapraz ka folur për emisionin “Ora 7”, duke analizuar shkaqet e mundshme që çojnë individët drejt akteve kaq ekstreme të dhunës.

Sipas saj, bullizmi është një problem që po përhapet me shpejtësi dhe po lë pasoja të thella, veçanërisht tek të rinjtë, transmeton Klankosova.tv.

“Bullizmi është një problem që na ka kapluar,  qoftë ai fizik, apo online që përcillet përmes rrjeteve sociale. Parandalimi i pakët dhe ndërhyrjet që nuk po ndodhin në zhvillimin emocional të fëmijëve po ndikon që ata të jenë të rrezikuar nga kjo”,  theksoi Çapraz.

Duke iu referuar rastit në Graz, ajo shtoi se,

“Ky individ që e ka shkaktuar këtë tragjedi, ka qenë i izoluar tërësisht, ndoshta për shkak të bullizmit, dhe në fund kemi përfunduar në një akt të tillë”, tha Çapraz.

Ndiqni intervistën të plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.