Tragjedia në familjen Morina në Kanadë dhe ngjarjet e fundit – këto janë temat që diskutohen sot në Kosova Today NULL NULL 13.06.2025 12:20 13.06.2025 12:20 Sot në Kosova Today do të trajtohen disa tema, me të ftuar të ndryshëm. Tragjedia në familjen shqiptare në Kanada, ku u mbytën nënë e bir në pushim, do të diskutohet në bllokun e parë me Nertilën dhe Linda Panon. Më pas, fati i zi i Fluturimit 171, dy herë aksident tragjik, ku janë të ftuar Altin Goxhaj dhe Pranvera Xhafa. Edhe marrëveshja historike me SHBA-në në fushën e mbrojtjes, do të jetë një ndër çështjet, përt të cilën do të flasin Bedri Elezi, Nuredin Ibishi, Avni Islami dhe Esad Çollaku Nderimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj ish presidentit historik Ibrahim Rugova, dje në Ditën e Çlirimit, diskutohet në bllokun e radhës bashkë me Afërdita Maliqin, Bardh Nengurran, Ardian Gaxherin dhe Zejnullah Jakupi Ndërsa për temën tjetër “Burri sundon botën, gruaja sundon burrin”, flasin Selman Krasniqi, Linda Kalemi, Agnesa Demaj, Dibran Gashi dhe Entela Hidri. Të gjitha këto, pas pak në Kosova Today në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.