Tragjedia në familjen kosovare, sot varroset kryefamiljari NULL NULL 02.01.2022 09:28 02.01.2022 09:28 44 vjeçari Flamur Rexha, i cili dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij 11 dhe 13 vjeç dhe më pas e ka vrarë edhe vetën do të varroset sot në fshatin Ponoshec të Gjakovës. Derisa akoma nuk është dhënë asnjë informacion se kur do të varrosen edhe dy djemtë e tij. Ngjarja tragjike kishte ndodhur në afërsi të Hamburgut në Gjermani. Po ashtu e plagosur kishte mbetur edhe gruaja Advije R (38 vjeçare) e cila tashmë është zgjuar nga koma artificiale. Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, ajo i shpëtoi gjakderdhjes por akoma nuk është në gjendje të merret në pyetje lidhur me rastin. Tragjedia e familjes kosovare në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma artificiale *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025