Tragjedia në Artanë – largohet pllaka nga trupat e minatorëve NULL NULL 03.06.2020 00:02 03.06.2020 00:02 Lajmi i fundit Pas më shumë se 13 orëve ka arritur të bëhet largimi i pllakës mbi 25 tonë nga trupat e dy minatorëve që humbën jetën sot në Minierën e Artanës. Këtë e bëri të ditur në Edicionin Special gazetarja Rina Mujku e cila gjendet në vendin e ngjarjes në Artanë. “Kolegët e të ndjerëve treguan se janë rreth 700 metra nga hyrja e minierës në horizontin e 5 dhe më pas 12 metra lartësi nga këto 700 metra atje ku është vendpunishtja ku kanë ndërruar jetë dy minatorët”. “Pritet që procesi prej nga të nxjerrën trupat jashtë do të zgjasë pak më shumë për shkak të lartësisë ku ndodhet punishtja”. “Puna më e madhe tashmë është kryer – ekipet e shpëtimit janë ende brenda duke u munduar të largojnë edhe një gurë edhe familjarët janë duke pritur nxjerrjen e trupave”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë