Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi” (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 10.08.2023 20:32 nga Qendresa Bellagoshi 10.08.2023 20:32 Nga plumbat që u shkrepën në një lokal nate në Runik të Skënderajt, u vra një person e të paktën tre të tjerë u plagosën. I vrari, 39-vjeçari me inicialet N.L. është djali i pronarit, derisa Klan Kosova merr vesh se ndër të plagosurit është edhe një nga valltaret e këtij lokali, e cila nuk pranoi të mjekohet. Sipas klientëve që qenë aty në kohën kur u krye krimi, ai që shtiu drejt tyre nuk qe i vetëm, njofton Klan Kosova. Njësoj si dëshmitarët, as organet e rendit ende nuk arritën t’i identifikojnë të dyshuarit. Ndërkohë, njëri nga të plagosurit që u dërgua për trajtim në QKUK është në gjendje të rëndë.