Tragjedi në Vushtrri: Humb jetën fëmija pasi goditet aksidentalisht me veturë nga babai NULL NULL 28.03.2026 08:44 28.03.2026 08:44 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga automjeti. Sipas policisë, dyshohet se babai me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën. Rasti i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të së premtes. “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur fëmijën e tij, i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv. Rasti është duke u hetuar.