Tragjedi në Skenderaj, dyshohet për vdekjen e një nxënësje të klasës së 10-të NULL NULL 28.04.2025 00:01 28.04.2025 00:01 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një adoleshente nga Skënderaj, dyshohet se ka humbur jetën. Rastin e ka njoftuar një lexues për klankosova.tv në kushte anonimiteti, që sipas tij është nxënëse e klasës së dhjetë. Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare mbi rastin. Ende nuk janë të qarta rrethanat e vdekjes së saj, megjithatë, sipas dëshmitarëve dyshohet të ketë rënë nga ballkoni, derisa policia janë parë në vendin e ngjarjes. Për ndarjen e saj nga jeta, klankosova.tv, ka parë se ka njoftuar edhe e motra e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kelmendi: Shumica e shqiptarëve e shumica e komuniteteve duan që Kosova të ketë Kuvend 3 orë më parë