Trafikonin shqiptarët në Angli, arrestohen 15 persona në Angli, Belgjikë dhe Gjermani NULL NULL 01.10.2019 08:15 01.10.2019 08:15 Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar sepse trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në kamiona. Policia tha të premten se gjatë një operacioni kishte gjetur 37 shtetas shqiptarë në një hotel në gent të Belgjikës që prisnin të kalonin në Angli Drejtuesi i bandës së dyshuar për trafikimin e qënieve njerëzore është një 29-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në të njëjtin qytet të hënën, duke e rritur numrin e arrestimeve. Nga të arrestuarit, 12 ishin në Belgjikë, dy në Angli dhe një në Gjermani. Të dyshuarit e arrestuar jashtë Belgjikës do të ekstradohen nën një Urdhëresë Evropiane të Arrestimit për t’u përballur me akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore. Policia Federale Belge, e cila drejtoi hetimin, u koordinua me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ata thanë se shtetasit shqiptarë, Admir Canaj, 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi, 37 vjeç, u arrestuan në Londër të martën dhe akuzohen se drejtonin kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar. Emrat dhe kombësitë e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë bërë të ditur ende. Mërgimtarët, kryesisht shqiptarë, do të paguanin deri në 15,000 euro (13.300 paund) për grupin, i cili përdorte hotelin në Gent si një zonë mbajtëse, dhe personat që do të trafikoheshin do të fshiheshin në kamionë me ndarje speciale dhe me bashkëpunimin e shoferëve./TCh *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025