“Tradita, USB dhe një Kanun nën jastëk: Martesat e reja me rregulla të vjetra” (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 22:52 25.06.2025 22:52 Se dhëndurët serbë nuk paguajnë familjet shkodrane për vajzat që martojnë, e thotë me shumë bindje edhe Gëzim Gjoka, i cili prej 25 vitesh drejton një agjenci martesore në Shkodër. Ai pohon se përmes kësaj agjencie janë lidhur rreth 600 çifte. Para thotë se nuk merr ai vetë. Gazetarja: Çka fiton nga kjo punë? Argëtim dhe gjiro, ajrosje, asnjëgjë tjetër, kam punu për para, nuk kam pas nevojë me marr këtë unë përsipër por e kam nis, me bë legale, me lanë një emër të mirë, mos me koritë familjen që e kam të shenjtë, vorrin e babës. Shpenzimet duhet t’i mbulojë dhëndri për punët e veta, jo unë, dhëndrit. Kurse lekë… Gazetarja: Sa shpenzime? “1500-200 euro, njohja, dokumentet, legalizimi, kontrata te noteri, kartesës, 99 vjeç. Dhëndri nuk paguan familjen e gruas, nuk mundesh me i ble shqiptarit vajzë, nuk ka, mundet me i lënë një kile raki, një dash. S’kam dëgju, qe 25 vjet nuk ka ndodhë me mu, nuk kam ni, nuk e di”, ka deklaruar Gjoka për emisionin MAT në Klan Kosova. Ai thotë se është gjithmonë prezent në takimet e para mes çifteve, kur njihet vajza me djalin, dhe ai vetë ua shpjegon grave të interesuara kërkesat e dhëndurëve serbë. Gazetarja: Çka flasin në takim të parë? Nga njëri-tjetri, me respektu familjen, nanën babën, me pjekë kafe natje, me la me shpërla jo me u çu burri i pari me ikë në punë por me u çu gruja me shërby, si në kohën e kanunit para 50 vjete, atë e kërkon, me i bë bukën për rrugë për punë. Gazetarja: Ashtu flasin në takim të parë? Po. Gazetarja: Ti ju përkthen? Po, i jap usb-në djalit, usb-në vajzës, ndaq ta përkthej me protokol, ndaq përktheje ku t’dush, 2 javë kohë me mendu e me vendos. Gjoka thotë se kërkesat për nuse shqiptare i merr kryesisht nga djem ballkanas. Gazetarja: Ata që vinë për të kërku vajza, nga vinë? “Nga Ballkani që kanë ikë në mërgim, që janë martu në mërgim që janë martu për dokumente, janë nda me to e kthehen me u martu me ballkanase, shqiptare. Ka serbë, malazezë, boshnjakë, kroatë deri në zaiqar në fund, ka shumë që kanë shku janë martu për dokumente. Janë nda për arsye teknike evropiane e Evropa mos u bëftë kurrë bashkë Evropa është shumë modernizim për ne, se jemi le e rritë me kanun nën jastëk. Po nuk e respektove familjen je kot, biznesi o kot”, thotë Gjoka. Në qendër të Shkodrës funksionon shoqata e serbo-malazezëve e quajtur “Moraca i Rozafa”. Udhëheqësi i saj, Pavlo Jakoja Brajoviq, thotë se është në dijeni për martesat e vajzave shkodrane me serbë nga Kosova, madje kishte qenë vetë i pranishëm në disa prej tyre. “Unë jam në brendësi të këtij fenomeni. Njerëzit janë të pavarur, familjet janë të pavarura, vajzat janë të pavarur, djemtë janë të pavarur vendosin vetë për veten”, thotë ai. Gazetarja: Si organizatë, çfarë funksioni kryeni? “Ruajtja e identitetit kombëtar të pakicave serbe, ku pika numër një është ruajtja e gjuhës serbe, në një far mënyre mesa duket e kemi rujtë, e kemi mirëmbajtë dhe vazhdojmë ta mbajmë të gjallë gjuhën në Shkodër dhe rrethinë të Shkodrës, këtë gjuhë që e kemi trashëgu me kohë e vakt”, deklaroi Pavlo Jakoja Brajoviq, udhëheqës i Shoqatës “Moraca i Rozafa”, për emisionin MAT në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025