Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tottenham shkarkon Thomas Frank, Spurs në krizë rezultatesh

NULL NULL
11.02.2026 12:36

Tottenham ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Thomas Frank, pas një periudhe zhgënjyese në Premier League.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, ndërsa skuadra londineze ndodhet në vendin e 16-të në tabelë, transmeton Klankosova.tv.

Spurs kanë grumbulluar vetëm 29 pikë pas 26 ndeshjesh, duke u gjendur pranë zonës së rënies nga kategoria. Forma e dobët dhe presioni i madh nga tifozët dhe drejtuesit duket se kanë çuar në largimin e teknikut.

Tashmë vëmendja është zhvendosur te pasuesi i Frank, me drejtuesit e klubit që pritet të nisin menjëherë kontaktet për trajnerin e ri.

Emrat potencialë mbeten për t’u zbuluar, ndërsa objektivi kryesor do të jetë stabilizimi i ekipit dhe shmangia e një sezoni katastrofik.

lajme të ngjashme