Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tottenham nuk heq dorë nga Tonali, bisedimet me Newcastle vazhdojnë

NULL NULL
01.07.2026 16:09

Tottenham Hotspur vazhdon të insistojë për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, pavarësisht se ka arritur marrëveshje për afrimin e Mateus Fernandes.

Sipas raportimeve të fundit, Tonali mbetet objektivi kryesor i Spurs për mesfushën, ndërsa negociatat me Newcastle United janë ende në zhvillim. Klubi londinez shpreson të bindë “Magpies” për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, i cili konsiderohet pjesë kyçe e projektit të Roberto De Zerbit, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, marrëveshja për Mateus Fernandes nuk e ka ndryshuar prioritetin e Tottenhamit, pasi drejtuesit e klubit synojnë ta përforcojnë mesfushën me dy emra të rëndësishëm gjatë këtij afati kalimtar.

lajme të ngjashme