Toshiba pranë fundit të një historie 74-vjeçare në tregun e aksioneve NULL NULL 21.09.2023 09:12 21.09.2023 09:12 Toshiba, një nga firmat më të vjetra dhe më të mëdha të Japonisë, do t’i japë fund historisë 74-vjeçare në tregun e aksioneve. Arsyeja për këtë është se një grup investitorësh kanë blerë shumicën e aksioneve. Kompania ka njoftuar se konzorciumi i drejtuar nga kapitali privat “Japan Industrials Partners”, ka blerë 78.65 përqind të aksioneve, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Të pasurit në pronësi të mbi dy të tretave i jep mundësi grupit që ta kompletojë marrëveshjen prej 14 miliardë dollarësh për ta privatizuar atë. Firma aktivitetin e kishte nisur si prodhues i pajisjeve telegrafike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Të Tjera Meta paditet për ‘sekretin e hapur’ të ‘ndjekjes’ dhe regjistrimit të miliona përdoruesve të mitur 2 weeks