Torres nënshkruan marrëveshje të re me Atleticon NULL NULL 05.07.2017 22:44 05.07.2017 22:44 Fernando Torres dhe Atletico Madrid janë pajtuar që edhe për një vit ikona e këtij klubi të luajë për ta. Ish-sulmuesi i kombëtares së Spanjës është në periudhën e tij të dytë në klubin e fëmijërisë, pasi që iu bashkua nga Milan në janar të vitit 2015. Ai ishte jashtë kontratës dhe spekulohej se do ta linte klubin, por tani kuptohet se ai do të luajë edhe në stadiumin e ri të Atleticos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.